ROMANCË DASHURIE ME BEARTIN/ Por mardhënia e Teas me vjerrën qenka më e mirë nga se e prisnim – AlpeGossip
ROMANCË DASHURIE ME BEARTIN/ Por mardhënia e Teas me vjerrën qenka më e mirë nga se e prisnim

ROMANCË DASHURIE ME BEARTIN/ Por mardhënia e Teas me vjerrën qenka më e mirë nga se e prisnim

Tea Trifoni dhe Beart Rexhepi po shijojnë lidhjen e tyre të dashurisë, pas skandalit të madh të romancës qëi bëri kryefjalën e mediave gjatë këtyre ditëve.

Megjithëse doli ‘e përputhur’ me Andin nga emisioni, Tea rrëfeu se gjatë gjithë kohës kishte qenë në një lidhje me ish-konkurrentin nga Kosova, Beart Rexhepin.

Madje, ata nuk fshihen më nga publiku dhe e kanë “zyrtarizuar” në njëfarë mënyre lidhjen e tyre në rrjete sociale, duke ndarë herë pas here momente së bashku. Tea është bërë tashmë “nuse Kosove” dhe kalon më shumë kohë me Beartin dhe familjen e tij.

Në rrjete sociale nuk mungojnë dedikimet e Beartit për partneren e tij, e cila së fundmi ka ndryshuar edhe look duke u kthyer në kokë-kuqe.

Për më tepër, ndjekësit kanë nisur të dyshojnë për faktin që Tea dhe Bearti mund të jenë fejuar. Tea jo vetëm që po jeton tashmë me partnerin, por mban edhe një unazë në gishtin e saj të dorës së majtë, e cila duket si një unazë fejese.

Ata vetë ende s’kanë reaguar lidhur me këtë lajm.

Që ka një marrëdhënie shumë të mirë me kunatën e dinim, por si janë marrëdhëniet e Teas me vjehrrën?

Ajo ka darkuar mbrëmë me familjen e Beartit dhe ka filmuar gjatë videos edhe mamanë e Beartit, e cila ka dalë me të rinjtë dhe shfaqet e buzëqeshur dhe shumëe lumtur.

Duket se askush prej tyre s’po i kushton aspak rëndësi fjalëve që qarkullojnë lart e poshtë dhe po i shijojnë në maksimum momentet së bashku.

VIDEO