NË PRITJE TË ËMBËL/ Me barkun e rrumbullakosur, Arbana fotografohet në ditët e fundit të shtatzënisë (FOTO) – AlpeGossip
NË PRITJE TË ËMBËL/ Me barkun e rrumbullakosur, Arbana fotografohet në ditët e fundit të shtatzënisë (FOTO)

NË PRITJE TË ËMBËL/ Me barkun e rrumbullakosur, Arbana fotografohet në ditët e fundit të shtatzënisë (FOTO)

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani po shijon ditët e fundit të pritjes së ëmbël teksa po pret me padurim të marrë në krahë vogëlushin e saj.

Së fundmi moderatorja është fotografuar nga paparaci i “Panorama plus”, teksa ndodhej e shoqëruar me djalin e saj, Jonin. Arbana ishte veshur me një fustan të gjatë me lule, i cili i tregonte barkun e rrumbullakosur.

Nënë e bir ndaluan për të blerë akullore dhe më pas u larguan me makinë.

Pak kohë më parë Arbana tha se ka hequr dorë nga karbohidratet dhe sheqeri dhe në vend të ndonjë ëmbëlsire të shijshme, konsumon akullore ose fruta.