“JEVG, GABELE”/ Reagon ashpër Mikela: Popull racist, nëse do isha rome çfarë? (FOTOT) – AlpeGossip
“JEVG, GABELE”/ Reagon ashpër Mikela: Popull racist, nëse do isha rome çfarë? (FOTOT)

“JEVG, GABELE”/ Reagon ashpër Mikela: Popull racist, nëse do isha rome çfarë? (FOTOT)

Mikela Pupa, një nga konkurrentet e sezonit të 3 të “Përputhen”, ka treguar përmes një postimi në Instastory se e kanë paragjykuar për ngjyrën e lëkurës duke marrë komente diskriminuese.

“Gabele, jevg”, ishin disa nga terma drejtuar Mikelës, e cila reagoi me një status ku shkruan se duhet t’i jepet fund racizmit dhe mllefit.

“Nëse do isha rome çfarë? Nuk duhet të flas, nuk duhet të dal në tv, nuk kam të drejtë të kem jetë si çdokush?”, shkruan Mikela.

Statusi i plotë: “Nuk e dija që jemi popull kaq racist, përpos ofendimeve që dihet se nuk jam në pëlqimet e çdokujt, ofendimi që më ka tërhequr vëmendjen është jevg, gabele. Si tregoheni kaq racista more njerëz. Unë nuk jam rome edhe nëse do isha, do isha krenare dhe do e thoja publikisht. Njeriun nuk e bën ngjyra, njeriun e bën zemra. Nëse do isha rome çfarë? Nuk duhet të flas, nuk duhet të dal në tv, nuk kam të drejtë të kem jetë si çdokush? Ju lutem thuajini stop këtij lloj racizmi dhe largoni mllefet, mbusheni jetën tuaj me pozitivitet. Të jesh romë nuk është turp as ofendim, jemi të gjithë të barabartë. Duajeni veten siç jeni dhe mundohuni të realizoni ëndrrat tuaja”.