RRËFIMI/ Nuk kam bërë kurrë seks, një shoqe më tha që të dhemb shumë herën e parë – AlpeGossip
RRËFIMI/ Nuk kam bërë kurrë seks, një shoqe më tha që të dhemb shumë herën e parë

RRËFIMI/ Nuk kam bërë kurrë seks, një shoqe më tha që të dhemb shumë herën e parë

Marrëdhënia e parë seksuale është një frikë me të cilën përballen të gjitha femrat. Një vajzë ka dëgjuar në adoleshencë për dhimbjet, kanë kaluar 8 vite dhe nuk tenton të kryejë marrëdhënie me të dashurin.

Në letrën e dërguar për psikologen Deidre, ajo kërkon një mënyrë për të larguar përfundimisht frikën.

Letra: Një shoqe më ka thënë që seksi të dhemb shumë hera e parë. Atëherë isha 15 vjeçe dhe më kanë ngelur ato mendime në kokë. Sot jam 23 vjeçe, kam patur të dashur por nuk kam kryer kurrë marrëdhënie seksuale.

Tani kam katër muaj që jam në lidhje me një djalë të bukur dhe të sjellshëm. Ai është i duruar dhe më thotë që nuk e ka me nxitim. Ne u përpoqëm për ditëlindjen e tij por më dhimbte shumë dhe e ndërpremë. Kjo më frikëson akoma më shumë.

Nuk dua ta kem më këtë frikë por nuk më largohet. Ke ndonjë këshillë për mua?

Deidre: Herën e parë, seski nuk është aq i mirë, por për aq kohë sa je e ndërgjegjshme për atë që po ndodh, nuk do të kesh ndonjë dhimbje të madhe.

Është turp që frika jote është aq e madhe sa të bën të mos shijosh seksin, por ky është një problem që mund ta zgjidhësh dhe largohet me kalimin e kohës.