Rregullat e femrave të Instagramit për ta veshur të BARDHËN në dimër – AlpeGossip
Rregullat e femrave të Instagramit për ta veshur të BARDHËN në dimër

Rregullat e femrave të Instagramit për ta veshur të BARDHËN në dimër

Nga koka te këmbët me të zeza është zgjidhja më e shpejt në dimër! Por pak veta guxojnë që ta realizojnë të njëjtën veshje me ngjyrën e bardhë, ndërsa temperaturat shkojnë në minus.

Por nëse mendonit se të vishesh me të bardha në ditët e ftohta të dimrit është një gabim në modë, lejojini femrat më të ndjekura të “Instagram”-it që t’iu japin disa leksione stili.

Ka mënyra të ndryshme sesi të vishesh me të bardha në këto ditë dhe të shihesh si një fashioniste në rrugët e vendit.

Në ditët me shi ose borë iu sugjerojmë që të mos zgjidhni pantallonat e bardha.

1.E gjitha me të bardha

 

Nuk është e nevojshme që të zgjidhni të bardhën e pastër, por mund të luani me nuancat e “qumështit” apo të bezhës me shkëlqim, si Alketa Vejsiu.

2.Kostumi

Nuk ka asgjë më të fuqishme sesa një kostum dhe një i tillë i bardhë ju siguron, që paraqitja juaj është perfekte për çdo rast.

3.E bardha me të zezën

 

Ky kombinim është gjithmonë perfekt. Mbani shënime nga Marina Vjollca dhe kombinoni një veshje të gjithën me të zezë me një xhup të bardhë. Ose të anasjelltën.

4.Moda e palltos “arush pelushi”

Palltoja e bërë me lëkurën e deles është trendi i momentit dhe shpëtimi në ditët e ftohta. Ngjyra e bardhë i jep gjallëri çdo veshje.

5.Shto një ngjyrë

 

Thyeje bardhësinë e veshjes me një ngjyrë, për shembull me blunë, si Luana Vjollca.

6.Ditët e xhinseve

Nuk mund të gabosh kurrë me një xhup dhe çizmeve të bardha, të kombinuara me xhinse.

7.Poshtë me të bardha

 

Nëse nuk guxon me veshjet e sipërme të bardha, provo të vishesh me këtë ngjyrë në ato të poshtmet. Kombino pantallonat dhe golfin e bardhë me një xhup jeshil, ose në çdo ngjyrë tjetër.

8.Fustani golf

Bëj kontrastin e një fustani të bardhë me aksesorët e zinj.

Burimi: Iconstyle.al