“TË KA BABI ZEMËR…”/ Dard feston 1-vjetroin, Gaz Paja thur vargje dhe poston FOTOT nga festa – AlpeGossip
“TË KA BABI ZEMËR…”/ Dard feston 1-vjetroin, Gaz Paja thur vargje dhe poston FOTOT nga festa

“TË KA BABI ZEMËR…”/ Dard feston 1-vjetroin, Gaz Paja thur vargje dhe poston FOTOT nga festa

Vogëlushi i aktorit të njohur të humorit, Gaz Paja dhe bashkëshortes së tij Ira Seferi, ka festuar 1-vjetorin e lindjes. Gazi dhe Ira janë kujdesur t’i dhurojnë atij një festë me njerëzit më të dashur, por nuk kanë hezituar të shkruajnë edhe fjalët më të ëmbla publikisht për Dardin e vogël.

Teksa poston një foto të familjes, aktori shkruan:

“DARD

1 vjec sot Bir

1 vjec sot o ëmbëlsirë.

Te ka babi zemer

Te ka vene ty emer

Une Ti Mami, jemi skuader

Dhe pse te mban me shume me hater 🙂

Gezuar djali im.

U befsh plak i madh

Faleminderit zemer @iraseferi”.

Ndërsa Ira shkruan: “Gëzuar ditëlindjen e parë vogëlushi im! Uroj gjithë të mirat e botës për ty Dardush dhe mos harro që ke një krah për të fjetur gjithmonë! Mami të do shumë! P.s Sa shpejt kaloi në vit”.

Kujtojmë se deri më sot as ajo dhe as Gazi nuk kanë publikuar një foto të plotë të vogëlushit, sepse janë përpjekur të ruajnë privatësinë e tij.