SEKSI DHE JOSHËSE/ 4 modele fustanesh që i shkojnë çdo forme trupore – AlpeGossip
SEKSI DHE JOSHËSE/ 4 modele fustanesh që i shkojnë çdo forme trupore

SEKSI DHE JOSHËSE/ 4 modele fustanesh që i shkojnë çdo forme trupore

Ndonëse secila nga ne mendon se është një lloj fustani që nuk përshtatet kurrsesi me format e trupit, ka disa modele që nuk duan të dinë për asgjë! Kjo do të thotë që prerja dhe forma e tyre i shkon çdo mase trupore.

Dimë gjithashtu, se ngjyra që bën mrekulli është e zeza, por kjo s’do të thotë se duhet të ngecim aty.

Ka kaq shumë opsione që jo vetëm duken mrekullisht bukur në trup, por nxjerrin në pah edhe pjesët më të bukura të siluetës sonë.

1. Fustanet me rudha

Ky model do të jetë shumë i përhapur sezonin e ardhshëm.

Pavarësisht kilogramëve të tepër apo gjatësisë, përshtatet fare mirë me çdo lloj trupi.

2. Fustani-këmishë

Mund të duket klishe, por fustanet këmishë janë më të rehatshmit ndonjëherë. Ideale për ato që duan të humbasin brenda tij, por edhe për ato të cilat duan thjesht të fshehin çfarë s’ju pëlqen nga fiziku i tyre.

3. Fustani ‘Robe de chambre’

Ky është ndoshta fustani më i famshëm për momentin. I përshtatshëm për çdo shije dhe linjë trupore.

4. Fustani i zi!

Nuk mund të mungonte kurrsesi në listën e fustaneve çudibërëse.  Një fustan i zi do të fshehë  çfarë ju nuk doni dhe të nxjerrë në pah më të bukurën tuajën.