BUZËKUQI I KUQ ËSHTË GJITHNJË NJË IDE E MIRË/ Si të zgjedhësh tonalitetin e duhur për ngjyrën tënde të lëkurës – AlpeGossip
BUZËKUQI I KUQ ËSHTË GJITHNJË NJË IDE E MIRË/ Si të zgjedhësh tonalitetin e duhur për ngjyrën tënde të lëkurës

BUZËKUQI I KUQ ËSHTË GJITHNJË NJË IDE E MIRË/ Si të zgjedhësh tonalitetin e duhur për ngjyrën tënde të lëkurës

Ka një magji të veçantë buzëkuqi i kuq! Edhe në ato ditët e zymta kur thjesht nuk ke durim të qëndrosh përpara pasqyrës për të aplikuar një grimtë plotë, mjafton një buzëkuq i kuq për t’u dukur chic pa shumë mundim.

Buzëkuqi i kuq është ekuivalenti i fustanit të vogël të zi në çantën e makeup-it dhe padyshim çdo femër duhet ta ketë një të tillë.

Megjithatë, shumëkush mund ta ketë të vështirë të përzgjedhë nuancën më të përshtatshme për tonalitetin e lëkurës dhe fakti që e kuqja vjen në qindra nuanca, nuk e thjeshton punën.

Ndaj ne, në bashkëpunim me MUMI Cosmetics ju vijmë në ndihmë me një guidë të thjeshtë për të përzgjedhur nuancën e së kuqes që është bërë enkas për ngjyrën tuaj të lëkurës.

Lëkurat me tonalitet të çelët

Lëkurat që anojnë më shumë nga tonalitetet e porcelanta, kanë tendencën të kenë një nëntone rozë në vetvete, ndaj buzëkuqët e kuq më të përshtatshëm janë ata jo shumë të flaktë, por të lehtë ose ata që kanë pakëz pigment rozë ose çiklaminë.

Sugjerojmë: MUMI Cosmetics Rossetto Expression Shine  Ngjyra: 02

 

Lëkurat me tonalitet mesatar

 

Për tonalitetet mesatare, e kuqja e flaktë dhe ajo me pigment portokalli është thjesht perfekte. Këto ngjyra qëndrojnë në harmoni të plotë me lëkura të tilla dhe ato mat janë ideale.

Sugjerojmë: MUMI Cosmetics Matte Essence Lip Paint  Ngjyra: Still In Love

Lëkurat me tonalitet të errët

 

Lëkurës së errët i qëndron fare mirë për shtat dhe një pigment i errët i së kuqes, që anon nga vishnja apo mavija pasi theksojnë thellësinë e tonalitetit të lëkurës.

Sugjerojmë: MUMI Cosmetics Rossetto Diva Matt – My First  Ngjyra: 26