SËRISH NË MODË/ 5 modele "cool" për flokë të shkurtër këtë sezon - AlpeGossip
SËRISH NË MODË/ 5 modele “cool” për flokë të shkurtër këtë sezon

SËRISH NË MODË/ 5 modele “cool” për flokë të shkurtër këtë sezon

Flokët e shkurtër janë sërish në modë, sepse kanë shumë mundësi për të transformuar pamjen tuaj, madje çdo ditë. Mjafton ‘të armatosni’ dollapin tuaj me xhel ose llak dhe jeni gati për të kompozuar modelet më të bukura të flokëve për këtë Pranverë. Fakti që flokët e shkurtër kanë aftësi për t’i rimodeluar nuk janë vetëm një anë, sepse nga ana tjetër mund të eksperimentoni po ashtu edhe me ngjyrat. Trend i momentit janë flokët me dy ngjyra.  Frymëzimet që vijnë nga pasarelat janë vërtet unike, duke e bërë akoma më të freskët pamjen tuaj si dhe më të lehtë kombinimin e veshjeve. Ja disa modele që ju propozojmë për këtë sezon.

Të shkurtër, drejt!

Gjatësia varet nga prerja që keni zgjedhur. Por nëse zgjidhni një model flokësh të shkurtër, zgjidhni atë drejt, në formë kasketë. Mos bëni asnjë lloj ndarje, pasi me këtë model mund të propozoni pafundësisht stile. Ngjyra e duhur? Bionde platinium deri tek bionde me efekt akull.

Të shkurtër, me onde!

Ato janë një model i cili shoqërohet gjithnjë me linja të buta të cilat theksojnë fort tiparet e fytyrës. Krijoni me flokët tuaj një formë dallgë e cila rrit dukshëm volumin e tyre, një stilizim jo fort klasik i cili realizohet fare mirë me anë të dyllit me efekt mat.

Të shkurtër, kaçurrelë!

Gjatë viteve të fundit flokët kaçurrelë janë kthyer në qendër të vëmendjes. Propozimet për Pranverën përfshijnë flokët të shkurtër për të gjitha llojet e kaçurrelave, por nëse doni të jeni IN, zgjidhni një model i cili i nxjerr ato në pah, duke i theksuar fijet me dyllë, ose lërini të jenë sa më natyrale.

Të shkurtër, të çrregullt!

Stili i flokëve të shkurtër, por të çrregullt do të jenë një nga sugjerimet më të rëndësishme të sezonit. Duhet të keni parasysh që ato të jenë sa më të çrregullta, të ngritura lart me xhel dhe më pas fiksojini me anë llak. Do të jetë një model i skalitur me saktësinë e një skulptori, për edhe një stil trendi paksa djaloshar.

Të shkurtër, kasketë!

Janë modeli klasik i flokëve të shkurtër kasketë, por ama në këtë pikë, ju duhet të zgjidhni fijet me një tonalitet të ngjashëm me atë të flokëve tuaj, duke theksuar ato që keni lyer, që të dukeni akoma më IN. Mos harroni mbuloni pjesën e ballit dhe veshëve, duke përdorur xhel për pjesën e majave të flokëve