Shpenzimet marramendëse të këngëtares shqiptare/ Ja për çfarë i shpenzoi 2000 euro – AlpeGossip
Shpenzimet marramendëse të këngëtares shqiptare/ Ja për çfarë i shpenzoi 2000 euro

Shpenzimet marramendëse të këngëtares shqiptare/ Ja për çfarë i shpenzoi 2000 euro

Këngëtarja Adelina Tahiri është në një pritje të ëmbël me djalin e saj të parë me biznesmenin maqedonas.

Dhe një nga momentet më të këndshme të shtatzënisë është nisja e blerjeve për foshnjën që pritet të vijë në jetë.

Adelina tashmë ka nisur blerjet për gjërat e nevojshme për djalin, ndërsa u dallua e thjeshtë dhe pa makijazh në një qendër tregtare.

Ajo që na ka rënë në sy është karroca e markës Cybex, e cila në një kërkim ka rezultuar se kushton plot 1800 euro.

Jo vetëm kaq, por Adelina ka blerë edhe ndenjësen e foshnjës për makinë, “Aton Q. Jeremy Scott Wings” me shifrën e 299.95 euro.