SHQIPTARI ME ÇIFTELI “ÇMEND” DADDY YANKEEN/ Shihni ç’bën reperi për të (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
SHQIPTARI ME ÇIFTELI “ÇMEND” DADDY YANKEEN/ Shihni ç’bën reperi për të (FOTO+VIDEO)

SHQIPTARI ME ÇIFTELI “ÇMEND” DADDY YANKEEN/ Shihni ç’bën reperi për të (FOTO+VIDEO)

Këngëtari i njohur Daddy Yankee ndër vite ka sjell një sërë këngësh që janë kthyer në super hite dhe janë dëgjuar në të gjithë botën. Prej muajsh kënga e tij “Con Calma” është konsideruar si hiti i kësaj vere dhe deri tani ka mbledhur plot 1 miliard e 156 milionë klikime në Youtube.

Mirëpo, super hitin botëror një djalë shqiptar ka menduar të risjell me një version ndryshe, atë me çifteli. Shqiptari quhet Jurgen Pecnikaj dhe versioni i tij ka tërhequr së fundmi vëmendjen e të gjithë rrjetit dhe video e tij është shpërndarë gjithandej.

Po ashtu edhe vetë Daddy Yankee e ka pëlqyer këtë video dhe si rrallëherë ka vendosur ta shpërndaj në Instastoryn e  tij, duke bërë që  versioni i Jurgenit të dëgjohet tashmë në të gjithë botën.