E urrejmë veten kur përlotemi dhe ndjehemi të dobët para situatave të tilla, por a mund të na vini faj? E keni apo jo martesën në planet tuaja të së ardhmes, një propozim i tillë është gjithnjë emocionues.
P.sh, sa mund ta dojë të dashurën e tij ky djalë nga Elbasani, kur ka marrë përsipër ta propozojë për martesë të dashurën e tij në sy të të gjithëve, me balerinë dhe koreografi, një shfaqje e vërtetë në sytë e të pranishmëve në një nga lokalet e qytetit.
Ja si ja kerkoi doren per martese te dashures ky djalosh ne nje lokal te Elbasanit…spektakolare 🥂
Posted by Olti Curri on Wednesday, February 7, 2018
Në videon e publikuar në faqen e Olti Currit në Facebook, shfaqen dy balerina që dolën të parat për të kërcyer, pastaj iu bashkuan edhe të tjerë që qëndronin ulur në tavolina dhe në fund fare dhëndri i ardhshëm, që me këngën e Bruno Mars ‘Marry You’ i drejtoi pyetjen e madhe personit të tij të zemrës, që po qëndronte e shtangur në këmbë.
Njerëzit filluan të duartrokasin dhe përgjigja ishte sigurisht pozitive. Ahhh kjo dashuria.