SIPAS "VOUGE"/ Rita Ora rikthen trendin e vitet 2000 (FOTO) - AlpeGossip
SIPAS “VOUGE”/ Rita Ora rikthen trendin e vitet 2000 (FOTO)

SIPAS “VOUGE”/ Rita Ora rikthen trendin e vitet 2000 (FOTO)

Ndërsa, promovon albumin e ri me titull “Phoenix”, Rita Ora na jep edhe leksione të mira mode. Këngëtarja shqiptare  ka tërhequr vëmendjen e “Vogue” me zgjedhjen e saj mbrëmjen e shkuar!

Rita Ora mbante veshur një fustan “vintage” me rripa me printe gazetash, trend që u bë i njohur në vitin 1935 nga Elsa Schiaparelli.

Schiaparelli përdori printet e gazetës ku punonte për të dekoruar veshjen e saj dhe vite më vonë, Galliano i rrëmbeu idenë dhe e përdori në vitin 2000 në sfilatën e Christian Dior Haute Couture.

Por le të kthehemi tek Rita, këngëtarja kishte kombinuar fustanin me printe gazetash me një pallto me kuadrate, si edhe çizme! “Vogue” paralajmëron se Rita sapo ktheu trendin më të paparë dhe duhet t’i themi faleminderit!