Sot i preferuari i vajzave, këngëtari shqiptar: Dikur isha djalë “rrugaç”, pastaj… – AlpeGossip
Sot i preferuari i vajzave, këngëtari shqiptar: Dikur isha djalë “rrugaç”, pastaj…

Sot i preferuari i vajzave, këngëtari shqiptar: Dikur isha djalë “rrugaç”, pastaj…

Ai është i njohur nga publiku shqiptar për vokalin e tij të veçantë në performancat “live”.
Valon Shehu është një emër i njohur dhe po përpiqet të bëjë karrierë, dikur ka qenë një djalë rebel dhe problematik.

i ftuar ditën e sotme në emisionin “Wake Up”, Valoni ka treguar se përpara se të bëhej i njohur me zërin e tij, kishte një jetë shumë ndryshe nga ajo që ne mund të imagjinojmë.

Ai tha:

Mami për të më larguar nga rruga dhe për të zbutur pak më çoi në kurs kitareje. Isha problematik, zihesha, rrija gjithë kohën poshtë pallatit, nuk isha mirë me mësime. Askush nuk e dinte që fëmija problematik i familjes dinte të këndonte, thjesht prindërit po provonin çdo alternativë për të më largonin nga zënkat dhe nga rruga sepse kam qenë fëmijë që nuk i prekja librat me dorë.”
Familja duke u përpjekur që ta kthenin në rrugë të drejtë djalin e tyre problematik, menduan ta fusin në një kurs kitareje, pa e pasur idenë fare nëse Valoni kishte apo jo talent në muzikë.

Këngëtari simpatik tregoi se për herë të parë ka kënduar përpara shkollës së tij kur ka qenë në klasë të tetë. Nga ai moment Valoni u shndërrua nga djali i keq, në djalin e preferuar të vajzave.