Kanye West nuk ka hequr dorë nga shpresa për të rifituar ish-gruan e tij, Kim Kardashian. Reperi i ka kërkuar publikisht të ribashkohen, gjatë koncertit “Free Larry Hoover” të enjten në Coliseum, Los Angeles.
Ai i ka dedikuar Kimit këngën “Runaway”. Pasi ka kënduar tekstin “Kam nevojë që të vraposh menjëherë te unë, zemër”, West ka shtuar “Më konkretisht, Kimberly”.
Kim ka qenë pjesë e koncertit me motrën e saj, Kendal Jenner, dhe nënën Kris Jenner. Nuk dihet se ç’po ndodh me ish-çiftin, por kujtojmë se Kim ka nisur një lidhje me Pete Davidson.
Burimi: CNN