U përfolën për NDARJE, flasin për herë të parë Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj (FOTO) – AlpeGossip
U përfolën për NDARJE, flasin për herë të parë Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj (FOTO)

U përfolën për NDARJE, flasin për herë të parë Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj (FOTO)

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj vazhdojnë të mbeten një nga çiftet më të komentuar në media, çdo ditë e më shumë në qendër të vëmendjes dhe çdo e re nga ta përbën interes për publikun.

Mirëpo prej disa kohësh Eni dhe Genci nuk ishin parë më bashkë e as ishin fotografuar siç ndodhte para disa muajsh.

Për këtë shkak nisën thashethemet se ata nuk janë më bashkë dhe kaq kishte zgjatur lidhja.

Por në fakt, është e kundërta. Këtë e ka vërtetuar sot një video e Enit e postuar në Instastory.

Këngëtarja shfaqet në makinë së bashku me Gencin dhe prapa tyre janë edhe Greta dhe dj.Ted.

Eni dhe Genci përshëndesin fansat dhe këngëtarja me anë të kësaj videoje njofton fansat se po shkon drejt aeroportit pasi ka koncert në Zvicër, por edhe shuan thashethemet se ajo e Genci nuk janë më bashkë.