Të gjithë jemi çuditur kohët e fundit nga sjellja e Renato Mekollit në emisionin e ri “Hell’s Kitchen”.
Ulërima të shumta, hedhje ushqimi e sendesh të kuzhinës kanë qenë disa nga sjelljet arrogante të tij të cilat kanë bërë që ndjekësit të shpërthejnë në kritika.
Në komentet e shumta që i drejtohen emisionit dhe drejtuesit të tij, njerëzit shkruajnë se faktikisht po përpiqen të imitojnë shefat e tjerë që drejtojnë emisonin e këtij lloji.
AlpeNews.al me një kërkim të thjeshtë zbulon se sjellja e Reantos mund ta ketë zanafillën nga ajo e mjeshtrit të njohur Gordon Ramsey. Ai njihet nga gjithë bota për sjelljen e tij ta paskrupujt si dhe për “bullizmin” ndaj konkurentëve.
Kanali i Youtubit është i tejmbushur me video ku Gordon i ulëret konkurentëve, i drejtohet në gjuhë banale e i përzë nga emisioni i cili ndiqet nga një numër i madh njerëzish e çfarëdolloj moshe, për më tepër live.
Por mund të jetë edhe ndryshe e vërteta, Renato të ketë qenë gjithmonë kështu por ne thjesht nuk e kemi njohur.
/AlpeNews.al