UPSS! ÇIFTI MË I RI I SHOWBIZIT? Kejvina Kthella dhe futbollisti i kombëtarës kapen MAT në clubin e Tiranës (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
UPSS! ÇIFTI MË I RI I SHOWBIZIT? Kejvina Kthella dhe futbollisti i kombëtarës kapen MAT në clubin e Tiranës (FOTO+VIDEO)

UPSS! ÇIFTI MË I RI I SHOWBIZIT? Kejvina Kthella dhe futbollisti i kombëtarës kapen MAT në clubin e Tiranës (FOTO+VIDEO)

Ajo është një nga femrat më të bukura e më seksi të showbiz-it shqiptar. Që me daljen e saj të parë, Kejvina Kthella tërhoqi vëmendjen e të gjithëve si dhe ngjalli reagime të shumta. Ajo është kthyer në një nga vajzat më të komentuara dhe çdo e re rreth modeles përbën interes për publikun. Kejvina është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, aty ku publikon foto e video seksi dhe provokuese.

Mbrëmjen e djeshme si duket Kejvina e ka kaluar në shoqëri mjaft të mirë dhe këtë na e tregoi vetë ajo në Instagram, ku shihet në një video së bashku me ish-banoren seksi të ‘Big Brother’, Françeska Jaçen. Por edhe ju me siguri pyesni veten: “Këto vajza seksi ishin vetëm apo të shoqëruara me ndonjë shok VIP apo jo person publik?”

Përgjigjen e kemi ne dhe paparazzi na ka zbuluar se nuk ishin vetëm! Madje Kejvina u pa në shoqërinë edhe të futbollistit mjaft të famshëm të kombëtares, Bekim Balaj, i njohur ndryshe se futbollisti “Don Zhuan”. Kjo pasi është përfolur për disa marrëdhënie dashurie me disa nga vajzat e showbiz-it shqiptar si Elita Rudi, Ilda Bejleri apo edhe me Viola Spiron.

Tani neve na pëlqejnë gjërat zyrtare dhe po presim që Kejvina ose Bekimi të na japin një përgjigje! Vlen të thuhet se shkojnë si çift, po ju si mendoni? Për më shumë shihni videon më poshtë.