VESHJET E ZYRËS/ Ja 9 xhaketat që duhet t’i vishni këtë vjeshtë – AlpeGossip
VESHJET E ZYRËS/ Ja 9 xhaketat që duhet t’i vishni këtë vjeshtë

VESHJET E ZYRËS/ Ja 9 xhaketat që duhet t’i vishni këtë vjeshtë

Ndonëse, duket sikur vera është ulur këmbëkryq tek ne, për të mos u larguar edhe për pak kohë, sërish një xhaketë me vete këtë sezon nuk është asnjëherë e tepërt. Zyrtarisht, jemi në vjeshtë, pavarësisht kapriçove të motit. Për fatin tuaj të mirë, një stil veshje është gjithnjë klasik nëse i shton një xhaketë sipër.

Një kostum me kuadrate, apo një xhaketë e kombinuar me një fund ose pantallona xhins është zgjedhja ideale për një super outfit në zyrë. Opsionet për këtë sezon janë të shumta, çka ju jep juve mundësinë e një llojshmërie zgjedhjesh. Provoni të vishni një xhaketë të thjeshtë të TopShop me një palë pantallona të gjera në nuancë korali, apo një xhaketë me motive të Uniqlo, e veshur sipër një fustani mëndafshi dhe këpucëve me takë të lartë.

Do të keni një paraqitje plot stil, çdo ditë të qëndrimit tuaj në zyrë! Na besoni!