William dhe Kate kanë më në fund emrin për princin e ri – AlpeGossip
William dhe Kate kanë më në fund emrin për princin  e  ri

William dhe Kate kanë më në fund emrin për princin e ri

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit i kanë gjetur më në fund emrin djalit të tyre. Princi i vogël quhet Luis Artur Çarls.

 

Me anë të një komunikate, Pallati Kensigton thotë: “Duka dhe Dukesha e Kembrixhit janë të lumtur t’ju njoftojnë se djali i tyre quhet Luis Artur Çarls. Bebi do të njihet si Lartmadhëria e Tij, Princi Luis i Kembrixhit”.

Ky emër i është vënë në nder të gjyshit të Princit, Çarlsit dhe Luis Mauntbatën, mentorit të Dukës së Edinburgut që u vra nga një bombë e IRA-s në vitin 1979.