“NUK PASKE KRITIKUAR FARE…”/ Pas përfundimit të BBV3, Bardhi ka një mesazh për Orin – AlpeGossip
“NUK PASKE KRITIKUAR FARE…”/ Pas përfundimit të BBV3, Bardhi ka një mesazh për Orin

“NUK PASKE KRITIKUAR FARE…”/ Pas përfundimit të BBV3, Bardhi ka një mesazh për Orin

Pavarësisht që ka disa vite që është pjesë e muzikës shqiptare, reperin e njohur, Bardhi arritëm ta njohim më shumë sa i përket personalitetit të tij, falë pjesëmarrjes në edicionin e tretë të BBV.

Gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Bardhi ka njohur dashurinë e jetës së tij, Sara Gjordenin, me të cilën janë në pritje të një vajze.

Momentalisht Sara është duke shijuar një eksperiencë të re televizive dhe bëhet fjalë për praninë e saj në jurinë e “She’s on Top”.

Lidhur me këtë paraqitje të saj, Bardhi ka bërë një koment në profilin e tij të Instagramit, duke i dërguar një mesazh edhe Ori Nebijaj, opinionistes së BBV3.

Bardhi është shprehur se Ori nuk paska kritikuar aspak në krahasim me Sarën.