1 JAVË PAS AKUZAVE TË TRADHËTISË/ Ja çfarë ka ndodhur me Rezartin dhe të dashurën (FOTO) – AlpeGossip
1 JAVË PAS AKUZAVE TË TRADHËTISË/ Ja çfarë ka ndodhur me Rezartin dhe të dashurën (FOTO)

1 JAVË PAS AKUZAVE TË TRADHËTISË/ Ja çfarë ka ndodhur me Rezartin dhe të dashurën (FOTO)

Bënë bujë një javë më parë në media disa video ku aktori i njohur i “Portokalli”, Rezart Veleshnja publikoi në profilin e tij ku akuzonte të dashurën për tradhëti. Ai publikoi në story një sërë postimesh, ku si fillim tregoi biseda të të dashurës me meshkuj të tjerë dhe më pas zbuloi se ajo kishte 4 lidhje paralele, ndërkohë që ishte me të.
Mirëpo, nuk vonoi shumë dhe Rezarti i fshiu të gjitha postimet nga profili i tij. Rezarti ka folur së fundmi për “Panorama Plus”, ku ka zbuluar gjithë ngjarjen. Sipas tij një person anonim bënte lojë të dyfishtë, pasi ndërkohë që kishte hakuar fillimisht profilin e Lorenës, kishte sajuar komunikime mes tij dhe Lorenës, të cilat më pas ia dërgonte Rezit.

Ndërkohë që Rezarti komunikonte privatisht me të dhe i dërgonte video private, ai këto video i priste dhe i postonte në “Instagram-in” e Rezit, pasi ia kishte hakuar. Rezarti tregon se gjatë këtyre orëve nuk po lidhej dot me Lorenën në “Whatsapp” dhe vazhdonte të komunikonte me këtë të panjohur virtual, i cili e futi në kurth ndërkohë që i kishte marrë edhe “Instagram-in”, shkruan Panorama Plus.

Ndër të tjera aktori zbuloi se në momentin që ai arriti të kontaktonte më të dashurën kuptoi se “Instagram”-i i saj ishte hakuar dhe bisedat e saj me djem të tjerë ishin bërë nga hakëruesi.

“Lidhur me atë që ndodhi, ajo është jeta ime private dhe në jetën time private nuk ka të drejtë të ndërhyjë asnjë, ashtu si dhe unë nuk ndërhyj në jetën private të dikujt. Ajo që ndodhi ishte një akt i shëmtuar i bërë nga disa njerëz që nuk kanë punë, janë të papunë dhe kanë dashakeqësi brenda shpirtit të tyre. Për këta lloj njerëzish, unë kam lënë Prokurorinë, e cila ka filluar hetimet dhe ka filluar të kryejë punët e saj.”, ka rrëfyer ai.

Po ashtu Rezarti ka zbuluar se tashmë marrëdhënia e tij me partneren është shumë mirë dhe pas kësaj ngjarje është bërë edhe më e fortë.

“Ajo që është kryesorja, është se marrëdhënia jonë është bërë më e fortë, pra, kemi një marrëdhënie shumë të mirë. Ajo që do të doja është që këtë histori t’ia lëmë në dorë vetëm Prokurorisë, pjesa tjetër nuk na intereson më”, përfundon aktori.