DASMA E ILIR SHAQIRIT/ Reagon më në fund “dhëndri” dhe nuk e kursen ironinë – AlpeGossip
DASMA E ILIR SHAQIRIT/ Reagon më në fund “dhëndri” dhe nuk e kursen ironinë

DASMA E ILIR SHAQIRIT/ Reagon më në fund “dhëndri” dhe nuk e kursen ironinë

Ilir Shaqiri ka shkuar sot në Durrës, sigurisht jo si dhëndër në dasmën e tij dhe bashkëshortes Emanuela, por për të gjuajtur peshk…

Mjaftoi një deklaratë e fituesit të “Big Brother VIP” i cili tha se do organizojë një dasmë në Shqipëri që të krijoheshin aludime në media. Pak ditë më parë u raportua se balerini dhe partnerja e tij do i drejtohen altarit këtë të shtunë. U raportua se fituesi i i edicionit të parë të “Big Brother Vip” ka zgjedhur një ceremoni në një restorant pranë bregdetit në Durrës. Po të njëjtat media shkruan se pjesë e gëzimit të tyre do të jenë më shumë se 100 të ftuar.

Mirëpo, siç “Panorama Plus” bëri me dije ekskluzivisht diçka e tillë është e pavërtetë. Dhe ditën e sotme, kur supozohej të organizohej edhe dasma ka ardhur edhe reagimi i parë i Ilirit. Balerini ka publikuar një foto ku shihet i shtrirë në një shezlong duke shkruar me rioni: “Tu prit krushqit” bashkangjitur me emojin e dy bretkosave dhe një gorille. Në këtë mënyrë ai hodhi poshtë lajmet.

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Iliri deklaroi se nuk kishte zhvilluar dasmë, por vetëm një ceremoni martesore në Bashki në Itali dhe një darkë private me 14 persona. Kështu, ai tha se ka në plan realizojë një dasmë tipike në muajin qershor në vendin e tij. “Ne jemi martuar në bashki, në Romë. Jemi martuar dhe unë jam nisur për në Hungari tre ditë për muajin e mjaltit dhe jam kthyer se kisha punë. Jam martuar me 14 veta në tavolinë sepse dasmën e vërtetë do ta bëj në Shqipëri në muajin qershor. Dua ta bëj buzë detit.”-ka deklaruar ai.