PAQE MES FAMILJEVE/ Roberti dhe Patrisi në vende të ndryshme me bashkëshortet e tyre (FOTO) – AlpeGossip
PAQE MES FAMILJEVE/ Roberti dhe Patrisi në vende të ndryshme me bashkëshortet e tyre (FOTO)

PAQE MES FAMILJEVE/ Roberti dhe Patrisi në vende të ndryshme me bashkëshortet e tyre (FOTO)

Dy familjet Berisha prej kohësh nuk janë të qeta për shkak të “sulmeve” mediatike të dy prej protagonistëve kryesor Robert Berishës dhe këngëtares Tuna Sejdi, kjo e fundit bashkëshortja e djalit të vogël të familjes së njohur në Kosovë. Por duket se pjesëtarët e familjeve kanë vendosur të lënë tumnajën mënjanë dhe të gjejnë paqe secili në mënyrën dhe me familjen e vet.

Ndërsa Nora dhe Roberti janë ribashkuar për të qëndruar disa ditë me njëri-tjetrin në Tiranë për shkak se angazhimet e karrierës personale i kanë mbajtur larg njëri-tjetrit.

Tuna bashkëshorti Patrisi dhe djali i tyre i vogël Tian janë larguar për disa ditë pushimesh në resortet e Turqisë. Pas angazhimeve në karrierë dhe punës për këngët dhe klipet e reja, familja e Tunës kanë vendosur të arratisen për momente relaksi dhe qetësie në Kemer, momente tē cilat po i ndan edhe me mijëra ndjekësit në Instagram.

Ndoshta kjo ditë do të shërbejnë për të qetësuar disi situatën dhe për t’iu rikthyer secili sukseseve në karrierë.

Robert Berisha momentalisht është i angazhuar në “Dance with me” në Tv Klan, Tuna sapo ka përfunduar xhirimet e një kënge të re ndërsa Nora Istrefi deri më tani nuk ka treguar diçka konkrete për ndonjë projekt muzikor që ka në dorë.