KANITA/ Këngëtarja nga Shkupi që nisi karrierën në moshën 10 vjeçare në “X Factor” e po shkëlqen sot! (FOTOT) – AlpeGossip
KANITA/ Këngëtarja nga Shkupi që nisi karrierën në moshën 10 vjeçare në “X Factor” e po shkëlqen sot! (FOTOT)

KANITA/ Këngëtarja nga Shkupi që nisi karrierën në moshën 10 vjeçare në “X Factor” e po shkëlqen sot! (FOTOT)

Para gjashtë vitesh, ajo la gojëhapur jurinë e “X Factor Albania”, duke dashur me çdo kusht ta provojë këtë garë, përkundër moshës së vogël. Kanita ishte vetëm 10 vjeçare kur u fut në konkurrencë me të rriturit në sezonin e dytë të spektaklit.

Kanita Suma shqiptarja nga Shkupi, e cila kishte arritur deri në gjysmë-finalen e “X Factor Albania 2”, duke kënduar nga java në javë këngë live. Ajo nuk mungoi edhe aspektin e prurjeve muzikore, teksa për vite më radhë publikoi disa projekte solo.

Në vitin 2014, Kanita  së bashku me këngëtaren tjetër të njohur, Leonora Poloska, sollën këngën “Digjem për ty”, me të cilën garuan në “Kënga Magjike 2014”. Ato patën një prezantim mjaft të mirë, teksa së bashku arritën deri në finale dhe u shpërblyen me çmimin “Dueti më i mirë”. Pas katër vitesh, Kanita  vendosi të rikthehej sërish në festivalin “Kënga Magjike”, tashmë si një vajzë e rritur me pretendime të mëdha.

“S’jemi ne”  titullohet balada me të cilën ajo u prezantua në fazën e parë të festivalit në “E diela shqiptare”. E veshur me një fustan të kuq plot shkëlqim dhe pamje tërheqëse, Kanita i bëri prej vite shumë prej shikuesve të ekranit, ndërsa rrëmbeu duartrokitjet e publikut në sallë. Kanita solli një këngë që pushtoi zemrat e të gjithë atyre që e dëgjuan, madje kënga e saj ishte ndër pretendentet e para për finale, po në votimin që bëjnë këngëtarët për të përcaktuar finalistët, kënga e Kanitës nuk u klasifikua për në finale. Ajo doli e para në votimet online dhe këtë na e ka treguar Ardit Gjebrea me anë të një postimi në rrjetin social Instagram.

Dhe së fundmi  Kanita ka publikuar më 8 shkurt një këngë në bashkpunim me artistin Melihay dogan, e cila rezultoi sërish një tjetër sukses.

Mirëpo jo vetëm jeta artistike por edhe ajo e personale duket se ka tërhequr vëmendjen e publikut.  Ishin fotot e realizuara në Francë që do të nxjrrin hapur lidhjen e saj me reperin S4MM. Por të dy ata kanë zgjedhur të mos reagojnë për lajmet që po qarkullojn nëpër mediat online.

Ndërkohë le të shohim Kanitën nga një vogëlushe  e shndërruar në një zonjushë.