E DINIT? Mbretëresha është detyruar të nxjerrë “artilerinë e rëndë” dhe fajin e kanë çapkënët Harry dhe Meghan - AlpeGossip
E DINIT? Mbretëresha është detyruar të nxjerrë “artilerinë e rëndë” dhe fajin e kanë çapkënët Harry dhe Meghan

E DINIT? Mbretëresha është detyruar të nxjerrë “artilerinë e rëndë” dhe fajin e kanë çapkënët Harry dhe Meghan

Mbretëresha Elizabeth thuhet se po bën disa lëvizje fshehurazi për të pasur një sy nga Princi Harry dhe Meghan Markle, pas përpjekjes të dështuara të çiftit për të ngritur familjen e tyre krejtësisht të pavarur nga “Buckingham Palace”.

Komentuesi i familjes mbretërore, Richard Eden, thotë se vendimi i Mbretëreshës për të rikthyer Christopher Geidt, në postin e Lordit të Përhershëm të Pritjeve, është bërë për të mbajtur një sy nga Duka dhe Dukesha e Sussex-it.

Geidt dha dorëheqjen, si sekretar privat i Mbretëreshës, dy vite më parë.

“Madhëria e saj e vlerëson këshillën e mençur të Geidt-it. Ky rol i ri i jep atij një status formal përsëri”, shprehet Eden.

Geidt është gjithashtu kryetar i Trustit të Komonuelthit Britanik, që do të thotë se do të punojë ngushtë me Harry-n dhe Meghan, të cilët janë përkatësisht në postin e presidentit dhe zv/presidentes.

“Kjo ishte e gjitha pjesë e planit për të futur Dukeshën në jetën mbretërore”, shton Eden.