PROBLEME TEKNIKE NË “ZONË E LIRË”? Arian Çani ua vë “fajin” emisioneve të reja – AlpeGossip
PROBLEME TEKNIKE NË “ZONË E LIRË”? Arian Çani ua vë “fajin” emisioneve të reja

PROBLEME TEKNIKE NË “ZONË E LIRË”? Arian Çani ua vë “fajin” emisioneve të reja

Kushdo që të premten mbrëma nuk e ka rezervuar për një dalje me shoqërinë apo për një darkë ndryshe me familjen, me shumë mundësi që “zgjedhje” të parë për të kaluar kohën ka televizionin.

E cili është programi shqiptar që prej shumë vitesh tashmë ka pushtuar të premten? “Zonë e lirë” nga Arian Çani. Ashtu si çdo javë, edhe dje të ftuarit ishin të shumtë, nga fusha të ndryshme, ama pati një element teknik që bashkoi disa prej tyre.

Problemet me mikrofonat që i bënë disa prej të ftuarve të mos dëgjoheshin në momente të ndryshme, ngjallën dhe reagimin e Çanit.

Ai me shaka iu drejtua “Ledios”, bashkëpunëtorit historik qe të merrin masa për këtë gjë, duke i dërguar Aleksandër Frangajt një e-mail me të gjitha gjërat që i duheshin për emisionin.

Me të thënë këtë, Çani shtoi dhe një batutë tjetër:

“E dimë që në Klan janë shtuar shumë emisionet dhe mund të hasen probleme të tilla, por duhen zgjidhur.”

Një fjali kjo që të jep më shumë përshtypjen e një thumbi kundrejt prurjeve të reja të televizionit, që këtë sezon të ri televiziv nuk kanë qenë të pakta.

Gjithsesi, Arian Çani e ka shoqëruar me një të qeshur bisedën dhe ka vazhduar normalisht emisionin