ELITA DHE GJIKO EKSPOZOJNË JETËN LUKSOZE/ Shëtisin me makinën e shtrenjtë (FOTO) – AlpeGossip
ELITA DHE GJIKO EKSPOZOJNË JETËN LUKSOZE/ Shëtisin me makinën e shtrenjtë (FOTO)

ELITA DHE GJIKO EKSPOZOJNË JETËN LUKSOZE/ Shëtisin me makinën e shtrenjtë (FOTO)

Reperi Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi janë kthyer në dyshen më të përfolur të medias. Pak javë më parë ata mbajtën një dasmë madhështore me dekor modern dhe një numër të madh të ftuarish. Ajo që bëri shumë bujë ishte dukja e çiftit, të cilët nuk u kursyen aspak për ditën e madhe.

Por duket se përveç dasmës, ata nuk mendojnë dy herë as për shpenzimet e përditshme. Ditën e sotme Elita ka postuar në ‘Instastory’ disa video ku na prezanton me luksin ku po jeton së bashku me bashkëshortin. Makina me të cilën po udhëtojnë është e firmës prestigjioze ‘Maybach”, e cila konsiderohet si një nga më luksozet. Gjithashtu në makinën e tyre ata shoqërohen nga një roje dhe shofer personal. Në sy bie edhe një valixhe që tregon se çifti është nisur për një udhëtim. Në foton e publikuar pak minuta më parë Elita tregon se ata kanë shkuar në Milano.