CEREMONIA NË NDER “TANIT TË TOPIT”/ Lori Hoxha mungoi në festë. Ndodhet në… (FOTO) – AlpeGossip
CEREMONIA NË NDER “TANIT TË TOPIT”/ Lori Hoxha mungoi në festë. Ndodhet në… (FOTO)

CEREMONIA NË NDER “TANIT TË TOPIT”/ Lori Hoxha mungoi në festë. Ndodhet në… (FOTO)

Mbrëmjen e kaluar, Top Media organizoi një festë gjigande në nder të themeluesit të saj, Dritan Hoxhës, i cili ditën e djeshme do të mbushte plot 50-vjeç.

Personazhe të ndryshëm të medias u bashkuan për të përkujtuar Tanin e Topit, në një festë që u mbajt në ambientet e reja të “Top Channel”.

Të gjithë personazhet e njohur të ekranit nuk kanë nguruar të publikojnë foto dhe video nga festa. Por ajo që u vu re në rrjetet sociale është mungesa e Lori Hoxhës. Para dy ditësh ajo ka publikuar foto ku tregonte se ndodhesh në Angli  dhe vetëm disa minuta më parë ka ndarë me ndjekësit një video ku shihet po në Londër.

Lori është femra më aktive në rrjetin social “Instagram” të famlijes Hoxha dhe shpesh publikon dedikime për të atin. Nuk e prisnim që Lori të kishte diçka më të rëndësishme se përkujtimin e të atit. Akoma nuk janë zbuluar detaje që me siguri duhet të jenë shumë të forta që të justifikoj mungesën e saj në festën që u bë në nder të Tanit.

/AlpeNews.al