Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon një nxënës që i drejton mësueses pistoletën në kokë.
Imazhet shokuese që janë filmuar në shkollën e mesme Edéard-Branly të Créteil në Francë kanë ngjallyr debate të ashpra.
Me pistoletën në kokë nxënësi i kërkon fillimisht mësueses ti vërë mungesë dhe më pas ta korigjojë, gjithashtu i kërkon ta korigjojë në regjistrin elektronik.
Mësuesja e cila më shumë se e frikësuar duket e bezdisur, shikon në ekranin e kompjuterit për pak çaste para se të shikojë të riun. Videoja u shfaq në internet të enjten më 18 tetor.
Policia ka nisur hetimin ndërsa është arrestuar si djali që i drejton mësueses pistoletën e ajrit ashtu dhe djali tjetër që bën gjeste ndërsa videoja regjistrohet. Gjithashtu policia po përpiqet të identifikojë shokun që filmoi skenën.