“MË VINTE TURP QË ISHA NGA FSHATI”/ Deklarata e gazetarit Ervin Kurti “na habiti” (FOTO) – AlpeGossip
“MË VINTE TURP QË ISHA NGA FSHATI”/ Deklarata e gazetarit Ervin Kurti “na habiti” (FOTO)

“MË VINTE TURP QË ISHA NGA FSHATI”/ Deklarata e gazetarit Ervin Kurti “na habiti” (FOTO)

Gazetari i njohur Ervin Kurti ishte i ftuar sot tek “Rudina” ku gjatë intervistës zbuloi shumë të pathëna për veten. Ndonëse e njohim si person pa komplekse Ervini tregoi se vite më parë i vinte turp të tregonte se ishte nga fshati.
“Unë nuk e kisha tagër që të bëhesha model suksesi që t’më ndiqnin të tjerët. Unë ndoqa ëndrrën time. Ka qenë pak e vështirë për mua, në fillim ndihesha i turpëruar kur i thoja njerëzve që jam nga fshati ose nuk ua thoja fare. Unë gjimnazin e kam bërë tek gjuhët e huaja dhe kur më pyesnin nga je, unë thoja nga Tirana.

S’ka qenë kaq e emancipuar Farka para 17 vitesh, tani është kthyer në destinacion. Puna dhe kontakti me njerëzit më bëri të pyes veten përse duhet të kisha turp se isha nga fshati, kur në mëngjes kam pirë qumësht lope të freskët, jam ushqyer me fruta të freskëta, kam ngrënë nga produktet e kopështit”, është shprehur Ervini.