TRENDI MË I FUNDIT/ Kjo veshje ju duhet se s’bën këtë sezon – AlpeGossip
TRENDI MË I FUNDIT/ Kjo veshje ju duhet se s’bën këtë sezon

TRENDI MË I FUNDIT/ Kjo veshje ju duhet se s’bën këtë sezon

ostumi është cilësuar si një super veshje për femrat në vitet e fundit dhe kjo nuk ka vend për diskutime.

Me ngjyra të gjalla, me printime dinamike apo me copa të ndërthurura, trendet e tij vijnë dhe ikin duke lënë pas shumë modele dhe dizajne mbreslënëse.

Por një model i fundit kostumi  i veshur fillimisht nga Beyonce dhe Olivia Munn duket se po fiton terren në gardërobën e fashionistave.

Veçantia e tij qëndron te mëngët e xhaketës që janë të prera deri në pjesën e bërrylit. Ato jo vetëm që ofrojnë një stil të veçantë por edhe një dozë prakticiteti.

Të gjithë e dimë se xhaketat serioze mund të kufizojnë seriozisht lëvizshmërinë tonë, ndaj dhe mëngët e prera i lirojnë krahët për të lëvizur sa më shumë.

Beyonce veshi një version serioz të kostumit me bazë ngjyrën gri. Pantallonat vinin të ngushta deri në pjesën e gjurit dhe më pas të lirshme deri në fund. Ajo e kishte kombinuar kostumin me një karficë zbukuruese “Coco Chanel”.

Nga ana tjetër aktorja Olivia Munn zgjodhi versionin e bardhë të këtij kostumi elegant me një kopsë, kombinuar me taka po në ngjyrë të bardhë.