Ditën e djeshme reperi i njohur shqiptar i cili bëri bujë në fillim të këtij vitit me deklaratat se kishte rrahur Feron, Ligrit Uka u sulmua dje në Prishtinë. Lajmi u konfirmuar nga policia të cilët njoftuan se Ligriti ishte gjetur me lëndime trupore.
”Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një përleshje mes disa personave, në rrugën Isa Boletini në Prishtinë, ku viktima L.U mashkull 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor janë duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar” tha për lajmi.net zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ditën e sotme Ligriti ka folur për herë të parë mbi këtë ngjarje duke u shprehur: “Ky është vetëm fillimi, ende nuk kam mbaruar”.
Ndërsa në një foto tjetër reperi zbulon se është në gjendje të mirë shëndetësore teksa bën ironi me lajmet që janë shkruar në media