NË KARRIGE ME RROTA/ Prifti pedofil do të qëndrojë 20 vjet pas hekurave – AlpeGossip
NË KARRIGE ME RROTA/ Prifti pedofil do të qëndrojë 20 vjet pas hekurave

NË KARRIGE ME RROTA/ Prifti pedofil do të qëndrojë 20 vjet pas hekurave

Një ish-prift katolik në Karolinën e Jugut është dënuar me 20 vjet burg për përdhunimin e djemve nga një shkollë e mesme para katër dekadash.

Wayland Yoder Brown, 76 vjeç doli në gjyq i ulur në karrige me rrota dhe u deklarua fajtor për nëntë akuza për sjellje seksuale kriminale me të mitur.

Të pranishëm në seancën gjyqësore ku u dha vendimi ishin edhe dy viktima të identifikuar si Allan Ranta dhe Chris Templeton, të cilën deklaruan se sa e vuajnë abuzimin edhe në jetën e përditshme.

Që nga viti 1978 deri në vitin 1988, ai i mori djemtë nga Shkolla Katotike dhe i përdhunonte në një stacion të braktisur treni. Një prej viktimave ishte 11 vjeç, ndërsa dy djemtë e tjerë ishin më të vegjël se 14 vjeç.