“KAM NJË PARTNER DHE JAM I LUMTUR”/ Këngëtari i njohur pas të cilit vdisnim pranon se është gay (FOTO) – AlpeGossip
“KAM NJË PARTNER DHE JAM I LUMTUR”/ Këngëtari i njohur pas të cilit vdisnim pranon se është gay (FOTO)

“KAM NJË PARTNER DHE JAM I LUMTUR”/ Këngëtari i njohur pas të cilit vdisnim pranon se është gay (FOTO)

Marco Carta është fituesi i një prej edicioneve të spektaklit të famshëm “Amici” në Itali dhe një këngëtar mjaft i njohur. Ditën e djeshme i ftuar në emisionin e Barabara d’Urso, Carta pranoi publikisht për herë të parë se është homoseksual dhe shumë i lumtur.

“Unë jam homoseksual, Kam një partner dhe jam i lumtur” – u shpreh këngëtari në studion e “Canale 5”.

“Kjo më ka bërë të vuaj, duke mos qenë në gjendje të eci nëpër rrugë me personin që dua, nuk mund ta puthja, nuk mund ta kapja për dore kur shikoja një film në kinema. Këto janë gjërat që bëjmë që kur jemi 16 vjeç. Unë nuk i kam bërë kurrë deri tani që jam 33 vjeç dhe tani do t’i bëj” – tha Carta.

Më tej ai shtoi se ndihet 30 kg më i lehtë, i lirë dhe i çliruar nga thashethemet që prej disa kohësh qarkullojnë për homoseksualitetin e tij.

“Dua ta liroj shpirtin tim, trupin tim, por edhe muzikën time. Njerëzit mund të thonë ‘ai e bëri atë pas dhjetë vjetësh’. Por kjo ishte rruga ime. Tani ndihem i gatshëm dhe i sigurt” – përfundoi Marco.