“PSE FRYHESH ME SHIRINGA VISI TË DO SIÇ JE”/ Loria Hoxha nuk ja përton fanses: Nuk jam budallaqe…(FOTO) – AlpeGossip
“PSE FRYHESH ME SHIRINGA VISI TË DO SIÇ JE”/ Loria Hoxha nuk ja përton fanses: Nuk jam budallaqe…(FOTO)

“PSE FRYHESH ME SHIRINGA VISI TË DO SIÇ JE”/ Loria Hoxha nuk ja përton fanses: Nuk jam budallaqe…(FOTO)

Edhe fashionista shqiptare Lori Hoxha iu bashkua festës së madhe të Halloween në “Instagram”, duke prezantuar transformimin e saj. Dhe si një vajzë me plot stil, Lori shndërriste e veshur me crop top në ngjyrë gri plot me xixa, duke e shoqëruar me një pelice rreth krahëve. E detaji i Halloween-it, ishin veshët e shndërritshme të lepurushit në kokë që e bënin fashionistan shqiptare shumë të ëmbël.

Mirëpo nuk vonoi shumë që një koment i një prej ndjekësve të tërhiqte vëmendjen e saj, ku i kërkohej të mos ndërhynte më në fytyrë pasi i dashuri i saj e do në të gjitha format. Dhe le të themi se Lori nuk ia përtoi aspak dhe i dha përgjigjen e duhur.

“Dhe mjaft me shiringa zemër se je fryrë goxha nga faqet, më beso s’ke më nevojë për më shumë. Visi të do gjithësesiii edhe po të jesh si në fillim.” – shkruan ndjekësi.

“Sikur të jetoja për meshkujt do të isha ne kuzhinë duke pastruar pjatat tani, por fatmirësisht mami nuk ka rritur budallaqe dhe cdo gjë e bëj për qejfin e shpirtit tim” – iu përgjigj Lori.

Lori Hoxha ka qënë gjithmonë e hapur për ndërhyrjet estetike që ka bërë në fytyrë dhe nuk i ka mohuar asnjëherë.