Vetëm 7 minuta: Ëmbëlsira që fiksoi 28.000 njerëz – AlpeGossip
Vetëm 7 minuta: Ëmbëlsira që fiksoi 28.000 njerëz

Vetëm 7 minuta: Ëmbëlsira që fiksoi 28.000 njerëz

Avokado + çokollatë e zezë = Parajsë
Kjo është e vërteta djem dhe vajza! 28.000 njerëz pohuan se kishin mbetur të mahnitur në profilin e një blogereje. Është kaq e thjeshtë dhe aspak e dëmshme, sepse avokado përmban proteina, yndyrna të shëndetshme, pak sheqer, vitamina dhe natyrisht fibra, ndërsa çokollata e zezë ka më pak sheqer se çokollatat e tjera.

E përgatisni në më pak se 7 minuta dhe ju duhen:

1 avokado
¾ filxhan me çokollatë të shkrirë
½ lugë çaji me vanilje
¼ lugë gjelle me kakao pluhur

Shkrini çokollatën në mikrovalë dhe ndërkohë avokadon bëjeni pure dhe bashkojini bashkë duke i trazuar vazhdimisht. Shtoni vanilje dhe kanellë. Gjithë masën vendoseni në frigorifer për gjysmë ore. Pasi është ftohur, krijoni topa të vegjël dhe në fund spërkatini me pluhurin e kakaos.