U BË SIMBOLI I URISË NË JEMEN/ Ndahet nga jeta 7-vjeçarja – AlpeGossip
U BË SIMBOLI I URISË NË JEMEN/ Ndahet nga jeta 7-vjeçarja

U BË SIMBOLI I URISË NË JEMEN/ Ndahet nga jeta 7-vjeçarja

Një vështrim i përhumbur në sytë e Amal Hussain, një 7-vjeçare e varfër, e shtrirë në heshtje në një shtrat spitalor në Jemenin e veriut, përmbledh rrethanat e tmerrshme ku ndodhet vendi i saj i shkatërruar nga lufta.

Portreti i saj u bë simbol i urisë dhe i krizës humantare në Jemen. Por vogëlushja ndërroi jetë në një kamp refugjatësh 4 milje larg spitalit.

Lajmi i rëndë u konfirmua nga familja e Amal të enjten.

“Zemra ime është thyer,”-tha nëna e saj, Mariam Ali. “Amal ishte gjithmonë e qeshur dhe shqetësohem për fatin e fëmijëve të tjerë.”

Fotografia e 7-vjeçares bëri xhiron e botës pasi u postua në New York Times dhe ajo është një nga viktimat e fundit e konfliktit në Jemen.

Kostoja e rëndë njerëzore e luftës së udhëhequr nga Sauditi në Jemen është në krye të axhendës globale

Jemeni, një nga vendet më të varfra në botën arabe, është përfshirë në një luftë për pushtet midis qeverisë së mbështetur nga Arabia dhe rebelët Houthi të mbështetur nga Irani për gati katër vjet, me pasoja shkatërruese për civilët.