“Hell’s Kitchen” është kthyer ndër emisionet më të komentuara, për shkak të debateve, tensionit dhe gjuhës së papërshtatshme në ekran. Dhe në puntatën e sotme të emisionit, nuk mund të mos mungonin përplasjet mes konkurentëve dhe shefit Renato Mekolli.
Mirëpo, njëri nga konkurentët u lodh nga ofendimet e shefit dhe nisi të pëshpëriste nëpër dhëmbë fjalë fyese. Por shefi e ndjek nga pas dhe i kërkon t’i thotë se çfarë tha!
Erioni nuk ia përtoi përgjigjen dhe ia tha troç: “Do ta dish? Epo… Na u ça ka**”
Nga ana tjetër, Renato iu kundërpërgjigj me të njëjtën gjuhë dhe i kërkoi të largohej nga kuzhina.
Por duket se Erioni nuk u pendua aspak për gjuhën e përdorur, teksa u shpreh: “Vetë e kërkoi. Jam përmbajtur goxha”