VALBONA LA DJE SHTËPINË E BIG BROTHER VIP/ Luizi bën gjestin e bukur për këngëtaren – AlpeGossip
VALBONA LA DJE SHTËPINË E BIG BROTHER VIP/ Luizi bën gjestin e bukur për këngëtaren

VALBONA LA DJE SHTËPINË E BIG BROTHER VIP/ Luizi bën gjestin e bukur për këngëtaren

Këngëtarja e dashur për publikun, Valbona Mema, ka dalë ditën e djeshme nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP2”, për arsye familjare.

Motra e saj është shtruar në gjendje të rëndë shëndetësore në spital, e për pasojë Valbona ka dalë për t’i qëndruar pranë familjes.

Ditën e sotme, teksa gjithë banorët ishin jashtë, Luiz Ejlli u tha atyre që të përshëndesnin këngëtaren. Madje këngëtari i uroi edhe shërim të shpejtë të motrës së Valbonës.

Jo vetëm kaq, pasi të gjithë banorët u ngritën në këmbë në shenjë respekti për Valbona Memën.

“A e përshëndesim Bonën dhe të urojmë se motra e saj është mirë”, tha Luizi.