SI TA KUPTONI QË NJË MARDHËNIE NUK DO ZGJASË? Ja shenjat që duhet të dini – AlpeGossip
SI TA KUPTONI QË NJË MARDHËNIE NUK DO ZGJASË? Ja shenjat që duhet të dini

SI TA KUPTONI QË NJË MARDHËNIE NUK DO ZGJASË? Ja shenjat që duhet të dini

Ka disa marrëdhënie që në fillim na bëjnë të ndihemi sikur janë të destinuara të zgjasin, ndoshta edhe gjatë gjithë jetës, por ka edhe romanca të tjera ku mendojmë se diçka nuk shkon, megjithatë s’mund ta përshkruajmë saktësisht se çfarë.

Kur një lidhje nuk ka perspektivë të qëndrueshme, shenjat janë shpesh përpara nesh, por ne mund të mos duam t’i shohim ato, nga frika, për shembull, nga të qenit vetëm ose për shkak se e duam partnerin.

Psikologia Angeliki Tsardoulia ka treguar disa nga shenjat e një lidhjeje që ka probleme që në fillim të saj.

Njëri partner ofron më shumë se sa tjetri
Kjo do të thotë se nuk ka ekuilibër në marrëdhënie. Është në rregull nëse ai nuk dëshiron t’ju ofrojë atë që ofroni. Por kur jeni vetëm ju të përkushtuar në marrëdhënie është problem.

Ju nuk mund ta ndryshoni personin tjetër, por mund të ndryshoni mënyrën se si veproni!

Nuk ka komunikim të mjaftueshëm mes jush
Shpesh personi tjetër për të mos u përfshirë në një debat shmanget nga ju, gjë që nuk ndihmon në zgjidhjen e çështjeve thelbësore.

Nuk iu mbështet në vendimet që merrni
Nëse partneri juaj nuk ju mbështet të ecni përpara dhe të hidhni hapin tjetër atëherë kush do ta bëjë??? Ju duhet një aleat, që t’ju japë forcë dhe të mbështesë në vendimet e tua, të gëzohet me atë që të lumturon ty, dhe nuk kthehet një pengesë për zhvillimin tuaj personal!

Drejtimet e ndryshme
Mosmarrëveshjet për çështjet e përditshme dhe mungesa e ndjeshmërisë mund të krijojnë vështirësi në kompromis, pakënaqësi, apo edhe të nxjerrin në pah emocione negative.