MENDOI SE ISHTE KUKULL/ Peshkatari zbulon foshnjen gjallë në oqean – AlpeGossip
MENDOI SE ISHTE KUKULL/ Peshkatari zbulon foshnjen gjallë në oqean

MENDOI SE ISHTE KUKULL/ Peshkatari zbulon foshnjen gjallë në oqean

Një peshkatar i Zelandës së Re ka shpëtuar një djalë 18-muajsh nga oqeani. Ky incident është përshkruar si një “mrekulli e çuditshme”.

Gus Hutt, po peshkonte në Plazhin Matata në Ishullin e Veriut, kur zbuloi diçka të vogël që lundronte në ujë.

Fillimisht mendoi se ishte një kukull por më pasi vuri re se ishte një foshnje.

Djali ishte larguar nga çadra e prindërve të tij dhe përfundoi në oqean.

“Mendova se ishte një kukull. E arrita dhe e kapa nga krahu, dhe ende mendoja se ishte kukull. Fytyra e tij dukej si porcelan me flokët e shkurtër. Por pastaj lëshoi një ulërimë të vogël kuptova që fëmija ishte gjallë,”-tha Hutt  për shtypin lokal në New Zeland. “Nëse do kisha kaluar vetëm një minutë më vonë nuk do ta shihja. Ai është shumë me fat. Nuk ishte e shkruar që të largohej nga kjo botë, nuk ishte koha e tij.”

Menjëherë ai e nxorri fëmijën në breg dhe u lajmëruan prindërit e tij.

Ishte një mrekulli që djali doli gjallë nga deti.