BEQARE DHE E LUMTUR/ Bebe Rexha zbulon përse nuk ka nevojë për një mashkull në jetën e saj – AlpeGossip
BEQARE DHE E LUMTUR/ Bebe Rexha zbulon përse nuk ka nevojë për një mashkull në jetën e saj

BEQARE DHE E LUMTUR/ Bebe Rexha zbulon përse nuk ka nevojë për një mashkull në jetën e saj

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare, e cila ka prekur suksesin në tregun ndërkombëtar falë zërit të saj të veçantë.

Edhe siç shumë prej nesh e dimë, këngëtarja e hitit “Say my name” është beqare. Prej vitit 2015, kur Bebe i dha fund historisë me ish-të dashurin e saj Alex, këngëtarja ka zgjedhur të mos ketë asnjë mashkull në krahë.

“Nuk kam nevojë për një mashkull. I paguaj vetë të gjitha” – shkruan Bebe Rexha.

Pra nëse jeni single nuk ka asnjë arsye për t’u mërzitur, merrni shembull nga këngëtarja shqiptare e cila ka zgjedhur të jetë e pavarur dhe shumë e lumtur me suksesin që ka.