Kurrë mos i kthe kurrizin një peshkaqeni!
Skena e filmuar pranë Tiger Beach në Bahamas tregon Eli Martinez, një zhytës profesionist dhe instruktor, i cili ka reaguar në kohë duke larguar një peshkaqen 400 kg, i cili po kërcënonte duke ju afruar nxënësit të tij Joe Wong.
Martinez ka shtyrë peshkaqenin tigër duke e kapur nga hunda.
Klipi është xhiruar disa kohë më parë por vetëm tani është publikuar në internet.