KUJDES/ Vajza trajtojeni me kujdes partnerin gjatë seksit sepse këto pozicione ia thyejn penisin – AlpeGossip
KUJDES/ Vajza trajtojeni me kujdes partnerin gjatë seksit sepse këto pozicione ia thyejn penisin

KUJDES/ Vajza trajtojeni me kujdes partnerin gjatë seksit sepse këto pozicione ia thyejn penisin

Ouchh… Oucchh.. Ouchhh! Të dashura vajza, trajtoni me kujdes partnerin gjatë seksit që të mos e “paralizoni” aty poshtë të shkretin! Nëse jeni plot me energji dhe shumë uri në departamentin e dhomës së gjumit, është e pashmangshme të mos lëndoni penisin e partnerit. Kjo ndodh në rastet kur partneri rrëshqet gjatë seksit, apo ju bëni një lëvizte të papalajmëruara më parë.

Por çfarë është fraktura e penisit?

Si fillim le të mësojmë se çfarë ka brenda penisit: dy grupime indesh të quajtur corpus cavernosum që mbushen me gjak kur penisi kalon në ereksion. Forca që ushtrohet mbi penisin e eksituar mund të prishë këto inde dhe gjaku fillon të qarkullojë edhe në anët e tjera të penisit. Nëse s’mund ta imagjinoni vizualisht, përfytyroni një salçiçe që këputet në mes. Kjo zakonisht ndodh gjatë marrëdhënies vaginale, ose masturbimit agresiv. Nëse ndien ndonjë dhimbje pas seksit, duhet patjetër të vizitosh një mjek.

Cilat pozicione e shkaktojnë frakturën tek penisi?

Doktorët kanë zbuluar se cilët janë tre pozicionet më të rrezikshme në shtrat, që janë një kërcënim për penisin. Duket se “doggy style” është ai më i rrezikshmi, ku 41 % të rasteve të frakturës së penisit ndodhin gjatë këtij pozicioni. Ndërkohë që pasohet me pozicionin e “misionarit”, ku mashkulli qëndron lart me 25 %. Në vend të tretë, është pozicioni “Coë Girl” ku është femra ajo që qëndron sipër.

Çfarë ndodh në të tilla raste?

Për fatin tuaj të mirë, një penis i thyer mund të kurohet plotësisht, por në pjesën më të madhe të rasteve është e nevojshme një ndërhyrje. Më pas mund të bëni sërish marrëdhënie seksuale pas gjashtë apo 8 javësh, gjithmonë duke pasur kujdes të mos e lëndoni sërish.