ZBULOHET KRYQI PREJ FLORIRI/ Arkeologët: Mund të kemi të bëjmë me… – AlpeGossip
ZBULOHET KRYQI PREJ FLORIRI/ Arkeologët: Mund të kemi të bëjmë me…

ZBULOHET KRYQI PREJ FLORIRI/ Arkeologët: Mund të kemi të bëjmë me…

Një kryq i krishterë i jashtëzakonshëm prej ari u gjet gjatë gërmimeve arkeologjike në kalanë mesjetare në kodrën Trapesica, të qytetit Veliko Tarnovo, në Bullgarinë Qendrore.

Kryqi zbulua ndërsa grupi i arkeologut Konstantin Totev po punonte mbi rrënojat e një kishe të vogël prej 9×5 metrash.

Kryqi u zbulua në themelet e altarit të kishës, raporton ata.

Konstantin Totev shpjegon se sipas një prej rregullave të Këshillit të Shtatë Ekumenik, nuk lejohej ndërtimi i një kishe së krishterë pa hedhur në themelet e saj një relike .

Sipas tij, gjetja është unike në llojin e vet. Kryqi ka përmasa 11×5,5 centimetra.

Sipas arkeologëve, mund të kemi të bëjmë me relike të kryqit të Krishtit.