E TMERRSHME/ Veterineri u shkakton dhimbje të tmerrshme dhe ngordhje 200 qenve – AlpeGossip
E TMERRSHME/ Veterineri u shkakton dhimbje të tmerrshme dhe ngordhje 200 qenve

E TMERRSHME/ Veterineri u shkakton dhimbje të tmerrshme dhe ngordhje 200 qenve

Një veteriner u shkaktoi ngordhjen rreth 200 qenve në një praktikë të vjetruar që u shkaktoi atyre ulërima të forta dhe agoni të gjatë para se të jepnin shpirt.

John Hendrie Smith, 89 vjeç, u injektoi qenve në zemrat e tyre një ilaç që besohet të shkaktojë ‘dhimbje të tmerrshme’.

Smith, e cili ka qenë veteriner për gati 65 vjet, u zbulua që të ketë përdorur teknikën e diskutueshme në qindra kafshë të pafuqishme në Qendrën e Veterinarisë në Galston, Ayrshire të Britanisë.

Pronari i një qeni të racës gjermane, i kërkoi ndihmë veterinerit për shkak se kafsha e tij ishte sëmurë. Veterineri i nguli një gjilpërë përmes murit të mushkërive.

Për shkak të një rrjeti nervor të dendur, gjilpëra ka shkaktuar dhimbje të forta tek  kafshë.

Rachael McRoberts, 34 vjeç, dëgjoi qenin të bërtiste në ankth pas mbarimit të procesit.

“Ishte e tmerrshme. Qeni ishte duke qarë. Unë kurrë nuk kam dëgjuar një qen të bëjë një zhurmë të tillë“, tha ai.