NUK E PRISNIM/ Fëmija i dytë i Adelina Tahirit do vijë më shpejt nga ç’mendonim – AlpeGossip
NUK E PRISNIM/ Fëmija i dytë i Adelina Tahirit do vijë më shpejt nga ç’mendonim

NUK E PRISNIM/ Fëmija i dytë i Adelina Tahirit do vijë më shpejt nga ç’mendonim

Adelina Tahirit po i pëlqen kaq shumë mëmësia saqë ka në plan të bëjë shumë shpejt një fëmijë të dytë.

Këngëtarja shqiptare i ka lënë pa fjalë ndjekësit në Instagram, ku tha në një video live se është gati për t’u bërë nënë sërish.

Adelina la të kuptohet se ajo dhe bashkëshorti Serjoza Markov do të nisin sa më parë përgatitjet për fëmijën e dytë.

Gjithsesi bukuroshja nga Shkupi tha se i duhet kohë për t’u përgatitur dhe sigurisht për të rritur vogëlushin Jon.