FATMËN DHE ALFION I GJEN BELAJA/ Çifti përfundon në komisariat në Tajlandë (FOTO) – AlpeGossip
FATMËN DHE ALFION I GJEN BELAJA/ Çifti  përfundon në komisariat në Tajlandë (FOTO)

FATMËN DHE ALFION I GJEN BELAJA/ Çifti përfundon në komisariat në Tajlandë (FOTO)

Fatma Metthasani dhe Alfio Rrotani janë kthyer tashnmë në një prej çifteve më të dashur pë publikun shqiptar dhe ndër më të komentuarit në media e rrjete sociale. Së fundmi Fatma ishte e ftuar në emisionin “Sevenbizz” ku si rrallëherë ka folur për lidhjen me Alfion dhe ka treguar rreth pushimeve të tyre në Tajlandë, që nuk kanë shkuar siç duhej.
“Kur ishim në Tajlandë për pak fare ishim në komisariat, ka qenë një moment që jam tmerruar shumë. Ne përdornim motorr dhe nuk kisha skafandër dhe atje ishte shumë problem. Unë nuk i kam qejf fare motorrat, thashë nuk po e vendos. Si shqiptarët që i kemi qejf këto gjëra. Aty morëm një gjobë, fillova të aktroj sepse aty flasin një lloj anglishteje që unë nuk e kuptoj kurrë. Duhet të shkonim në komisariat, të rrinim 14 ditë etj. Ka qenë historia më e tmerrshme. Nuk dua të rikthehem më kurrë në Tajlandë”, u shpreh Fatma.