“SKENËS I DUHEN BURRA TË VËRTETË”/ Robert Berisha lëndohet gjatë provave të “Dance With Me” (VIDEO) – AlpeGossip
“SKENËS I DUHEN BURRA TË VËRTETË”/ Robert Berisha lëndohet gjatë provave të “Dance With Me” (VIDEO)

“SKENËS I DUHEN BURRA TË VËRTETË”/ Robert Berisha lëndohet gjatë provave të “Dance With Me” (VIDEO)

Prej disa javësh Robert Berishën e shohim çdo të hënë si pjesmarrës në spektaklin “Dance With Me”, ku konkuron së bashku me partneren e tij Lei Krajan.

Edhe pse duket nga performancat që ai jep në skenën e shfaqjes televizive, që i është përkushtuar maksimalisht këtij konkurimi kërcimi, këtë gjë na e konfirmon edhe një video që është postuar pak minuta më parë nga koreografi Albi Nako në Instagram.

Gjatë provave me balerinin Eni Balla, si duket për numrin e ardhshëm të baletit, ai nuk arrin të kordinohet si duhet gjatë një rrotullimi dhe përplaset në tokë. Siç duket dhe nga video-ja përplasja është e fortë por edhe pse Roberti është çuar menjëherë, kjo ka çuar në një lëndim të rëndë të tij.